Telenews

Beyonce dhuron 2.5 milion dollar për të prekurit nga zjarret në Los Angeles

Los Angeles vazhdon akoma të jetë “e pushtuar” nga flakët e zjarrit ku deri më tani raportohet për 24 viktima dhe shumë persona rezultojnë të zhdukur.

Beyonce është duke punuar për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga zjarret në LA.

Përmes një njoftimi nga fondacioni i saj “BeyGOOD”, diva e muzikës ka bërë me dije se do të dhurojë plot 2.5 milionë dollarë. Këto fonde do të shpërndahen në kisha, qendra komunitare dhe për familjet e prekura nga zjarret.

Këngëtarja është prekur personalisht nga zjarret, pasi ka një shtëpi në Malibu së bashku me Jay-Z.

“BeyGOOD”, e cila u krijua në 2013, do të sigurojë fondet për familjet në Altadena dhe Pasadena, dy zona që u shkatërruan nga zjarret që shpërthyen të martën.

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

G Bani iu kërkon falje familjarëve të Gjestit

Erzana Fazliu

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu