Telenews

Altin Krasniqi djali i ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi, kandidon për deputet nga PDK

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur të ndjekë hapat e familjes në shërbim të vendit, duke kandiduar për herë të parë si deputet. Ai është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi i ka dhënë Altinit një numër të hershëm në listë, duke e renditur në pozicionin 20, një shenjë kjo e mbështetjes dhe vlerësimit të lartë për të.

Altin Krasniqi përfaqëson një gjeneratë të re që synon të sjellë energji dhe ide të freskëta në Kuvendin e Kosovës, duke u bazuar në përvojën dhe vlerat që ka trashëguar nga familja e tij. Si djali i një prej figurave kyçe të historisë së re të Kosovës, ai vjen me përkushtimin për të ndjekur rrugën e angazhimit publik dhe politik për të mirën e vendit.

Kandidatura e tij pritet të jetë një pikë e rëndësishme e fushatës së PDK-së, duke synuar të bashkojë përvojën e së kaluarës me perspektivën e brezave të rinj. Altini shihet si një zë i ri që mund të japë kontribut të veçantë në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimore të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

G Bani iu kërkon falje familjarëve të Gjestit

Erzana Fazliu

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu