Telenews

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Emisioni “Pressing”  ka nisur sonte me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vllezërve Devolli, për çka ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar, duke rikujtuar se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.

“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta”, është shprehur ai.

E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ‘ju lutem’ kur ka me iu lyp pare”.

“Ky është masthrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillëk”, tha Krasniqi.

“Po, po ky ka vazhdu me i marrë, vazhdon edhe sot ndoshta. Po një gjë që më bën të ndihem shumë keq, i ndjeri Ibrahim Devolli nuk ka maru biçikleta, ka maru motosharra, ka qenë mjeshtri më i mirë në Kosovë i motosharrave. Ka qenë një burrë i veçantë, djemtë e tij janë punëtorë, punojnë natë e ditë, me iu ra në shpinë në këtë mënyrë, është ç’njerëzore”.

“Tash në këtë fushatën e fundit, mua më vjen keq, më vjen turp pse kam punuar me këtë njeri, turpërohna. Ky kur e kam njohur një kohë kam menduar se është personalitet i dyfishtë dhe personaliteteve të dyfishta u falen gjërat, se i kanë dy personalitete”.

“Me e marrë emrin e Ibrahim Devollit nëpër këmbë në fushatë, e me marrë emrin e djemve të tij që i kanë ndihmu krejt dynjasë edhe Kosovës, edhe këtij palaço, është turp, kjo nuk bën, kjo nuk duhet të lejohet”, u shpreh tutje Krasniqi.

Të ngajshme

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

KushtrimGuraj

G Bani iu kërkon falje familjarëve të Gjestit

Erzana Fazliu

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu