Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Lipjan. Ai bashkë me kryetarin e kësaj komune Imri Ahmetin, kanë vizituar projektin e fundit kapital të këtij të fundit dhe ekipit të tij.
Abdixhiku ka thënë edhe se fokusi i tij dhe i partisë së tij, është në projektet madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.
‘‘Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.
Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na peisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte që madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qyterarëve tanë!
Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Dhe me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejr i lehtë!
Besoni në Kosovën!
Bëhuni Ndryshimi!