Telenews

Fitore shumë e thellë e Bayernit në Bundesligë

Bayern Munichu ka fituar 5:0 të mërkurën mbrëma ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e xhiros së 17-të të Bundesligës gjermane.

Bavarezët çështjen e fituesit e mbyllën që në pjesën e parë kur realizuan tre herë.

Leroy Sane në minutën e shtatë e hapi serinë e golave.

Për 2:0 shënoi Raphael Guerreiro, kurse Harry Kane, që asistoi në golin e dytë, realizoi nga penalltia në minutën e 26-të.

Sane shënoi tjetër gol në minutën e 48-t, kurse Serge Gnabry e realizoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 66-të.

Bayerni mbetet lider në Bundesligë me 42 pikë, katër më shumë se Leverkuseni.

Hoffenheimi në vendin e 16-të ka 14 pikë. Po lufton për mbijetesë.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi