Telenews

Futbolli i Kosovës/Në mesjavë zhvillohen çerekfinalet e Kupës

Të mërkurën më 16 mars, zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin.
Dy skuadrat u takuan të dielën edhe në xhiron e 25-të të Superligës, në ndeshjen e cila u mbyll me barazim 1-1.
Një tjetër duel i fortë do të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative.
Lehtë nuk do ta ketë as Drita, e cila do të ketë përballë skuadrën e Ulpianës.
Në ndeshjen tjetër, takohen 2 Korriku dhe KEK-u, dy skuadrat e vetme nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë.

Të ngajshme

Napoli – Juventus: Conte i etur për të rimarrë vendin e parë

Valjeta Turkaj

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

KushtrimGuraj