Telenews

Dugolli: Qytetarët të jenë të qetë, shteti e ka situatën nën kontroll

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në Tëvë1 tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të qetë sepse situata është nën kontroll.
Enver Dugolli i ftuar në emisionin “DITARI” me Flaka Zogun, i pyetur se sa mund të ndikonte situate e krijuar në Ukrainë në gjendjen e sigurisë në vendin tonë, tha se institucionet tona kanë marrë vendime të duhura dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse situate është nën kontroll.
“Kosova është rreshtuar me kohë me aleatët tanë, BE-në e SHBA-në dhe për këtë qytetarët duhet të jenë të qetë sepse situata është nën kontroll”, tha ai.
Dugolli tha se Serbia ka dhënë disa sinjale që nuk është duke ndenjur kot, prandaj ai konsideron se ekziston mundësia që Serbia të provojë diçka për destabilizim të situatën në Kosovës.
Sipas tij institucionet tona nuk duhet të rrinë duarkryq në mënyrë që të mos befasohemi.

Të ngajshme

Asamblisti Rinor Murati: 93.49% muslimanë në Kosovë, ata që nuk kanë qëllime të mira, s’dalin mirë!

Erzana Fazliu

Mbyllet zyrtarisht TikTok në Shqipëri, Qeveria shpalli sot vendimin

Donat Hashani

Mandarinat e Shqipërisë rrezikojnë bojkotim, kjo është arsyeja e ndalimit të tyre

Donat Hashani