Telenews

Sot dy super-ndeshje në basketbollin kosovar

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet sonte ndërmjet Borës dhe Pejës. Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.

Vëllaznimi-Trepça takohen poashtu sonte në një tjetër takim interesant. Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje. Ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.

Përballje interesante shihet edhe ajo e nesërmja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet nesër me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

ProCredit Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Bora – Peja

19:00 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Të ngajshme

Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten

Erzana Fazliu

PSG nuk do të denohet nga UEFA për borxhin ndaj Mbappes

Erzana Fazliu

Gazetari turk e thotë troç: Nuk do të surprizohesha nëse Rashica largohet nga Besiktasi

Erzana Fazliu