Telenews

Bobani që përkrahej nga VV: Tash shkruan për një “marrëveshje” Kurti-Vuçiq për të shkaktuar incident në veri

bobani-qe-perkrahej-nga-vv:-tash-shkruan-per-nje-“marreveshje”-kurti-vuciq-per-te-shkaktuar-incident-ne-veri

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, i njohur dikur si një “aleat” i ngushtë i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe i përkrahur masivisht nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë të bujshme, duke pretenduar se ka marrë informacione për një plan të përbashkët mes Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Bogdanoviqit, të dy liderët po planifikojnë organizimin e një incidenti të ri, me dy objektiva kryesorë.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij incidenti të mundshëm është të zhvendoset vëmendja nga protestat e studentëve që po zhvillohen aktualisht në Serbi dhe, në të njëjtën kohë, të ndihmohet rritja e rejtingut politik të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, që sipas tij, ka rënë nën 30%.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj