Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Lajçak përmes një cicërime në rrjetin X tha se gjatë bisedës me Vuçiqin, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe unë folëm për gjendjen aktuale të Dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajçak.
Ky ishte takimi i fundit me Vuçiqin, pasi Lajçak më 31 janar të këtij viti do ta përfundojë mandatin e tij si emisar special i BE për dialogun Kosovë-Serbi.
Në Davos është edhe Kurti, por nuk dihet nëse do ta ketë një takim të fundit me Lajçakun në këtë post.
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025
The post Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit appeared first on Sinjali.