Telenews

Udhëheqësit e këtyre tri vendeve evropiane shkojnë në Kiev, do ta takojnë Zelenskyn

Liderët nga tre vende evropiane do të udhëtojnë në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal të martën, sipas qeverisë polake, raporton CNN, transmeton Paparaci.
Në një deklaratë të martën, zyra e kryeministrit polak tha se kryeministri Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha do të vizitojnë kryeqytetin ukrainas si përfaqësues të Këshillit Evropian.
“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratë.
“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”.

Të ngajshme

Largohet nga puna minatori që vodhi paratë e Trepçës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndihmon edhe popujt tjerë

Rrezarta Ramaj

Zjarri në Tiranë: 4 persona dërgohen në ugjencë, pas asfiksimit nga tymi

Rrezarta Ramaj