Telenews

Dorëzohet Qeveria Kurti | Banesat kolektive të ndërtuara nga Serbia në veri do të legalizohen

Shiritat janë vënë, e tash janë nën kontroll të Policisë së Kosovës.

Mbi 100 banesa këtu në qendër të Zubin Potokut, nuk mund të shfrytëzohen vetëm për një arsyeje.

Këto ndërtesa prapa meje janë mbyllur ditë më parë nga Policia e Kosovës nën arsyen se janë të financuara direkt nga Serbia, dhe nuk kanë leje ndërtimi në Kosovë.

Qëllimi i tyre, është që të mbushën me qytetarë serb që nuk kanë strehim, apo që vijnë për të jetuar në Kosovë.

E ndërtesa të tilla ka thuajse në tërë veriun e vendit.

Të tilla vetëm në Mitrovicën e Veriut janë dhjetra, shumica nga to janë të vendosura këtu në Lagjen e Boshnjakëve.

Për, ekzistencën e tyre janë të informuar edhe kuvendi Komunal i këtij qyteti që thonë se së shpejti do filloi legalizimi i tyre.

Betim Osmani, Asamblist në Komunën e Mitrovicës Veriore

“E kemi biseduar në kuvendin komunal, dhe së shpejti pritet që të dalin inspektorati, ku do të legalizohen”, ka thënë asamblisti në Komunës e Mitrovicës Veriore, Betim Osmani.

Ndërtesa të tilla ka edhe në fshatin Grabovc të Zveçanit

Të ngajshme

Dy të lënduar pas një sherri në Durrës, njëri prej tyre ishte i armatosur

Valjeta Turkaj

Dita e suksesit tënd në Konventën 8

Erzana Fazliu

Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë

Valjeta Turkaj