Telenews

Limaj i premton Anamoravës investime në infrastrukturë: Është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, sot ka vizituar Anamoravën. Ai ka treguar se rrugës për në Kamenicë, ka bërë ndalesa edhe në Gjilan dhe Viti. Ai ka shkruar se shtabet zgjedhore në këto dy komuna janë aktivizuar maksimalisht.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Viti ka vizituar bashkëluftëtarët, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin që ata kanë dhënë për shoqërinë.

“ Rrugës për në Kamenicë, ndalova në Gjilan dhe Viti! Të dy shtabet e degëve janë aktivizuar maksimalisht për të sjellë ndryshimin që vendi ynë meriton. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Viti, u ndalëm në zyrën e organizatave të dala nga lufta, ku shpreha mirënjohjen për rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

Për Kosovën fituese, veçVEPRA, Anamorava do të ketë fokus të veçantë, sidomos në infrastrukturë, sepse aktualisht është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane”, ka shkruar Limaj

 

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi