Telenews

Mbappe me hat-trickun e parë te Reali, mposht i vetëm Valladolidin

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 0:3 Valladolidin në xhiron e 21-të të La Ligas.

Të tre golat i shënoi sulmuesi Kylian Mbappe, duke e kompletuar hat-trickun e parë me Real Madridin, ku golin e parin e shënoi në minutën e 30-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Golin e dytë francezi e shënoi në minutën e 57-të, dy minuta më vonë pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

E, hat-trickun Mbappe e kompletoi në minutën e 91-të të takimit, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Reali e rrit diferencën nga vendi i dytë, Atletico Madridi, në katër pikë, duke shkuar në kuotën e 49 pikëve, ndërsa nga Barcelona ka 10 pikë diferencë, por blaugranasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngajshme

Neville kundër shkëmbimit që po përgatitin Chelsea dhe Man Utd

KushtrimGuraj

Trajneri i Brest bën shaka me Mbappen para duelit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Van Dijk dhuron një përditësim shqetësues për të ardhmen e tij tek Liverpooli

KushtrimGuraj