Telenews

Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot

aksidenti-me-fatalitet,-dega-e-pdk-se-ne-skenderaj-anulon-aktivitetet-per-sot

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, ka njoftuar se dega e tyre ka anuluar aktivitetet për sot.

Shkaku sipas Lushtakut është aksidenti i rëndë në Çubrel të kësaj komune.

“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, ka shkruar Lushtaku.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 18:40, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre e policisë.

Të ngajshme

Policia paralajmëron masa të përkohshme në trafik gjatë vizitës së António Costas në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Rubio thotë se Irani ka rënë dakord të diskutojë për aspektet e programit të tyre bërthamore

Rrezarta Ramaj

Zyra e Presidentes: BE-ja nuk e ka injoruar ftesën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Rrezarta Ramaj