Telenews

Prokurorët që hetuan Trumpin, përfundojnë keq

Prokurorët që ishin të lidhur me hetimet ndaj Donald Trumpit, janë shkarkuar nga administrata e tij.

Dhjetëra prokurorë u pushuan nga puna nga departamenti i Drejtësisë, thuhet në kumtesën për media.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prokurori i përgjithshëm në detyrë James McHenry, kishte përcaktuar se prokurorëve “nuk mund t’u besohej zbatimi besnik i agjendës së presidentit, për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në ndjekjen penale të presidentit”.

Shumë nga ata që u prekën nga shkarkimet e djeshme, përfshinin ata që kishin punuar me ish-këshilltarin special Jack Smith – i cili udhëhoqi dy hetime ndaj Trumpit përpara se të largohej pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Të ngajshme

Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në Kosovë

Valjeta Turkaj

Në mesin e të arrestuarve edhe vëllai i Faruk Mujkës, Kurti përshëndet aksionin anti-bixhoz

Valjeta Turkaj

Ky është çmimi i naftës sot

Valjeta Turkaj