Telenews

Takim në Shtëpinë e Bardhë: Dorëzohen libra për vuajtjet e popullit shqiptar

Në orët e hershme të mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë, janë dorëzuar dy libra të autorit Nusret Pllana, të cilat dokumentojnë humbjet, sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën regjimin jugosllav dhe serb. Këto libra u prezantuan njerëzve të afërt të Presidentit amerikan, Donald Trump, me shpresën që këto dëshmi historike të jenë të pranishme në një nga zyrat më të fuqishme të botës.

Gjatë takimit, u shpreh edhe dëshira për lirimin sa më të shpejtë të udhëheqësve të çlirimit dhe lirisë së Kosovës, të cilët mbahen padrejtësisht në Hagë. Ky moment vjen pak kohë para inaugurimit të Presidentit Trump, i cili konsiderohet një aleat jetik për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

#Kosova #PDK #Liri #Drejtësi #SHBA

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj