Telenews

Kanye West me akuzë të rëndë për ish-partneren Kim Kardashian

Reperi i njohur, Kanye West, është duke vazhduar me akuza të radhës ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ajo nuk është duke e lejuar t’i shoh katër fëmijët e tyre.
“Fëmijët e mi nuk u lejuan të vinin në meshën e së dielës. Kjo hera e pestë që ajo e bëri këtë. Ajo thotë se unë i çova fëmijët e mi në shkollë dhe ju të gjithë do të harroni se ajo thjesht nuk i lejoi fëmijët e mi të vijnë në kishë?”, ka shkruar West.
West, më herët e kishte akuzuar Kimin se nuk e ka lejuar t’i marrë fëmijët nga shkolla. Akuzat e llojit të tillë, ylli televiziv Kardashian, i ka mohuar dhe i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ish-burrit.
 

Të ngajshme

Martohet Gresa Hoti?

KushtrimGuraj

Ronela Hajati bashkon forcat me Lyrical Son dhe Mc Kreshën për një projekt muzikor

KushtrimGuraj

Ronela Hajati bashkon forcat me Lyrical Son dhe Mc Kreshën për një projekt muzikor

KushtrimGuraj