Telenews

Vazhdon përkrahja e fuqishme për Selver Xhelilin e PDK-së, kësaj rradhe edhe nga Richard Grenell

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Selver Xhelili, po merr mbështetje të madhe në garën e tij për Kuvendin e Kosovës. Krahas mbështetjes nga 83-shi i PDK-së, Xhelili është përkrahur fuqishëm edhe nga krahu i Richard Grenell, ish-emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe një figurë e afërt me administratën Trump.

Flamur Ballazhi, një kosovar që punon në Shtëpinë e Bardhë dhe është bashkëpunëtor i Grenellit, ka bërë thirrje për të votuar Xhelilin, duke e cilësuar atë si një njeri me vlera të larta kombëtare dhe një figurë të denjë për Kuvendin e Kosovës.

“Selver Xhelili është një afarist i suksesshëm që mund të sjellë investime të rëndësishme amerikane në Kosovë dhe të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai është një mik i madh i Amerikës dhe një njeri me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës,” ka deklaruar Ballazhi.

Xhelili, i cili garon me numrin 83 nga lista e PDK-së (131), ka pasur takime të rëndësishme me figura të larta amerikane. Ai dhe Ballazhi kanë qenë të ftuar nga Kongresmenja Jan Schakowsky në Washington D.C. për inaugurimin e Presidentit Donald Trump dhe kanë zhvilluar takime me Richard Grenell dhe zyrtarë të Kongresit amerikan.

Gjatë vizitës në SHBA, Xhelili ka pasur mundësinë të takohet edhe me Eric Trump në New York, duke theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Amerika është e interesuar të investojë miliarda dollarë në Ballkan, përfshirë Kosovën, me ardhjen e një qeverie pro-amerikane pas 9 Shkurtit,” është shprehur Ballazhi, duke bërë thirrje për mbështetje masive ndaj Xhelilit në zgjedhjet e ardhshme.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Të ngajshme

Shën Valentini po afron! Ja tre shenjat e Horoskopit që dita e të dashuruarve do t’i gjejë beqarë

Erzana Fazliu

Rrëzohet helikopteri në Parma, vdesin 3 persona – mes tyre dhe biznesmeni italian

Donat Hashani

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Donat Hashani