Telenews

“Voto ose të ndalet sociali nga Serbia”, 4 persona në veri përfundojnë në Polici, kërcënuan një qytetar

Një qytetar është kërcënuar sot në veri të Kosovës, pasi ka pranuar një telefonatë ku i është kërkuar që të votojë për një parti të caktuar, ose në të kundërtën do t’i ndërpriten ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, thirrja telefonike dyshohet se ka ardhur nga qendra për punë sociale në Zubin Potok.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast është kryer bastisje në lokacionin prej ku dyshohet se ka ardhur thirrja.

Pas bastisjes, katër persona janë shoqëruar në Polici, si të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/

The post “Voto ose të ndalet sociali nga Serbia”, 4 persona në veri përfundojnë në Polici, kërcënuan një qytetar appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj