Telenews

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

ne-gjendje-te-dehur-demtoi-qellimisht-me-traktor-objektin-e-“tv-syri”,-arrestohet-i-dyshuari-ne-gjakove

Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Gjakovë, ku një person është futur me traktor në parkun e qytetit dhe për pasojë është dëmtuar objekti i “TV Syri” dhe një lokal tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se personi në fjalë e ka dëmtuar qëllimisht objektin e “TV Syri”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Policia në koordinim me Prokurorinë tashmë kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.

/GazetaSinjali/

The post Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj

Pishina e Gërmisë hapet pa u mbushur me ujë, incident që në ditën e parë

Valjeta Turkaj