Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Lindon Emërllahu nga Ballkani.
Disa ditë pas konfirmimit të transferimit të Emërllahut në Rumani, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Është faqja zyrtare e CFR Cluj, e cila ka njoftuar se mesfushori therandas është tashmë lojtari më i ri i tyre.
“Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!. Tani është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Balkkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu”.
“Mirësevini Lindon, dhe shumë suksese të tjera në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.
Ndryshe, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga ka konfirmuar se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro dhe 15 për qind të një transferim të ardhshëm.