Telenews

Tri ditë pas zgjedhjeve ende s’janë procesuar 100% të votave, përditësimi i fundit ka ndodh mbrëmë në 18:32

tri-dite-pas-zgjedhjeve-ende-s’jane-procesuar-100%-te-votave,-perditesimi-i-fundit-ka-ndodh-mbreme-ne-18:32

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,541 vota apo 40.86%, kur janë procesuar 99.57% të vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara dje në 18:32.

Partia Demokratike e Kosovës ka deri tani 183,661 vota, apo 22.04%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 146,815 vota, apo 17.62%.

Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,111 vota, apo 7.45%.

Ndryshe, në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por sistemi i KQZ-së herë pas here po paraqet probleme. 

Pasi të numërohen të gjitha votat e rregullta do të nisë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht.

/GazetaSinjali/

The post Tri ditë pas zgjedhjeve ende s’janë procesuar 100% të votave, përditësimi i fundit ka ndodh mbrëmë në 18:32 appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj