Telenews

Në sheshin e Çikagos u ngrit flamuri i Kosovës për nder të 17 Shkurtit

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës në sheshin Daley Plaza, përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos, kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines të

Drejtuesi i konsullatës, Drilon Zogaj, gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në “Illinois-Albanian Community of Illinois” për shënimin e përvitshëm të pavarësisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e tyre të përhershëm për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois.

Gjatë ditës, përfaqësuesit e konsullatës kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois, shoqatës “Dardania”, përfaqësuesit e pjesëtarëve të Policisë së Çikagos nga shoqata “Shqiptaro Amerikane e Zbatuesve të Ligjit” në Illinois, si dhe pjesëtarë të komunitetit të bashkatdhetarëve.

 

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj