Telenews

Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera në Tiranë, detaje nga operacioni që arrestoi 27 persona

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për shpërndarje droge në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas burimeve, pjesa e madhe e tyre e shpërndanin drogën duke përdorur taksi e skutera për të mos rënë në gjurmët e policisë.

Katër nga personat e ndaluar ishin taksixhinj, të cilëve iu gjetën edhe doza me vete në momentin e ndalimit, shkruan A2 CNN.

Sipas përgjimeve, blerësit pasi kërkonin të merrnin dozat e lëndës narkotike i specifikonin me fjalët “e mirë” dhe “e fortë”.

Një dozë kokaine shitej deri në 80 mijë lekë, një dozë ekstazi shitej 15 dhe 25 mijë në varësi të cilësisë së mallit. Ndërsa një dorë heroinë 0.3 shitej 10 mijë lekë.

Anëtarët e grupit, kokainën e siguronin nga Euxhenjo Manushi, i arrestuar më herët me kokainë në makinë. Ndërsa dozat ekstazi siguroheshin nga Ergis Noka, djali i pronarit të portalit Publik.live, që një muaj më parë u kap bashkë me 3 persona të tjerë nga policia.

 

 

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi