Telenews

Zyrtare: Granit Dervisholli, trajner i ri i Feronikelit ‘74

Feronikeli ’74 ka njoftuar se Granit Dervisholli ka marrë drejtimin e ekipit të parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, transmeton “Zëri”.

Postimi i plotë:

Granit Dervisholli merr drejtimin e FC Feronikelit 74.

FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme.

Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Ne i urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët.

Të ngajshme

Bersant Celina i pafat, futbollisti lëndohet para ndeshjeve të Kosovës

Erzana Fazliu

Superliga sjell sot dy ndeshje interesante

Donat Hashani

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Donat Hashani