Telenews

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Më 19 shkurt, Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse.

Këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga trupi gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.

“Për marrjen e vendimit, kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat  Januzi dhe Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre.

Vendimet e Kryetares, që janë vendimi i tretë dhe i katërt mbi uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimeve, mund t’i gjeni këtu në faqen e internetit të DHSK-së (Januzi; Bahtijari).

“Procedura në lidhje me uljen, modifikimin dhe ndryshimin e dënimit sipas nenit 51(2) të Ligjit, është procedurë më vete. Kur personi i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtën që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet”, bëhet e ditur tutje.

Të ngajshme

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

Valjeta Turkaj

Aksident trafiku në Gllaviçic të Pejës, tre vetura të përfshira

Valjeta Turkaj

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Valjeta Turkaj