Telenews

“Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025

“Bukuria dhe ritmet e saj tërheqin vëmendjen. Ajo ka krijuar një këngë që lëviz si vetë ‘Escada’, e guximshme, sensuale dhe magjepsëse”, shkruan ky brend në faqen e tij zyrtare, me rastin e lansimit të hitit të ri ndërkombëtar nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi.

Për realizimin e këtij projekti ajo ka bashkëpunuar me producentin James BKS.

Kënga “Bali Paradise” është pjesë e fushatës së parfumit nga marka prestigjioze “Escada”, imazh i së cilës për vitin 2025 është vetë këngëtarja në fjalë.

https://www.instagram.com/p/DGTPJu8sFpA/

Kënga do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat e njohura muzikore si: Spotify, Deezer, Apple Music, YouTube, Amazon Music, Tidal, Napster, Qobuz, etj., si dhe në rrjetet e tjera që ofron brendi.

Përveç këngës dhe imazhit, kompania ka paralajmëruar se do të publikohet edhe një videoreklamë, më 1 mars të ketij viti.

Kujtojmë se në vitin 2019, imazhi i këtij brendi ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

 

Të ngajshme

“Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten pas “përplasjes” me njëra-tjetrën: U bë viktimë, ndërkohë që…

Erzana Fazliu

Sara Hoxha bën paralajmërimin tronditës për zarfin e Gjestit

Erzana Fazliu

Fifi vuan për ndarjen e dy banorëve të “Big Brother VIP Albania”

Erzana Fazliu