Telenews

Kusari-Lila: Qëndrimi ynë është i qartë, qeverisim të vetëm

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i LVV-së, e cila doli partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – në raport me koalicionet, ka qenë i qartë – “qeverisim të vetëm”.

“Ende pa u certifikuar rezultati, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen”, ka thënë ajo në një përgjigje për T7.

Kusari-Lila nuk ka dashur të komentojë deklaratat e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili dha sinjale se mund të votojë qeverinë e ardhshme, e krijuar nga Albin Kurti.

Limaj partneri i koalicionit i AAK-së në Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, deklaroi se Nisma e AAK-ja janë parti të ndara, andaj edhe nuk e kanë të domosdoshme të votojnë njëjtë.

“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”, tha ai në një intervistë për RTV Dukagjini, duke lënë të hapur mundësinë që deputetët e Nismës Socialdemokrate mund të votojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, në krye me Albin Kurtin.

I pyetur se a ka vija të kuqe me ndonjërën nga partitë politike kryesore në vend, Limaj ka potencuar se në kontekstin e çështjeve nacionale, ai është i gatshëm të ulet në tavolinë me çdo parti.

“Kush të më fton në tavolinë, unë shkoj e ulna, për tema nacionale”, ka shtuar ai.

Gjatë intervistës, Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve, meqë në vlerësimin e tij vendi ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

“Rreth Kosovës janë duke ndodhur zhvillime të mëdha, bota po ndryshon më të madhe. Më shumë se kurrë Kosova ka nevojë me pas qeverisje. Po e shihini administratën e re në Amerikë, po e shihni çka po ndodh në Ukrainë. Kjo dinamikë rajonale, botërore, aleatët tanë sot janë në një situatë të rëndë”, ka shtuar ai.

Ai ka përsëritur se për tema nacionale është i gatshëm të ndihmojë çdo kryeministri, përfshirë edhe Albin Kurtin.

Të ngajshme

Cilat kategori të pensionistëve duhet të lajmërohen ende në zyre? Ministria jep detaje

Valjeta Turkaj

Aksident trafiku në Gllaviçic të Pejës, tre vetura të përfshira

Valjeta Turkaj

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Valjeta Turkaj