Telenews

Largohet shoferi e pezullohet konduktori i linjës 3A pas një incidenti me nxënës

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit në Komunën e Prishtinës ka larguar një shofer dhe ka pezulluar një konduktor të linjës 3A pas një incidenti me disa nxënës të premten.

Në një njoftim në Facebook, Komuna ka thënë se pas shqyrtimit të videos së rastit, sjellja e shoferit ndaj nxënësve është vlerësuar e papranueshme.

“… dhe kemi marrë masa disiplinore të menjëhershme: shoferi i përfshirë është larguar nga puna dhe konduktori është pezulluar për 10 ditë, derisa të përfundojë verifikimi i plotë i rastit”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka dënuar çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve, duke ritheksuar përkushtimin për një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.

Në këtë kontekst, kanë ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike.

Të ngajshme

Javën e ardhshme nis asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq, investimi afro 688 mijë euro –

KushtrimGuraj

KFOR-i për Urën e Ibrit: Nuk vendosim nëse duhet të hapet apo jo –

KushtrimGuraj

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Shoqata e të Burgosurve Politikë: Më 12 shtator të marshojmë përtej dallimeve politike –

KushtrimGuraj