Telenews

Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 13-të në Kupën e Botës

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, bëri paraqitje të mirë në disiplinën e sllallomit në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë.

Lara Colturi ka përfunduar në vend të 13-të me kohë më të dobët për një sekondë e 74 qindtat se fituesja e garës, amerikanja Mikaela Shiffrin.

Skiatorja amerikane sot regjistroi fitoren e 100 në Kupën e Botës.

Në renditjen e përgjithshme Brignone kryeson me 999 pikë, ndërsa Gut-Behrami 809 e Ljutiç 753, ndërsa Lara Colturi renditet në vend të tetë me 504 pikë.

Në sllallom Ljutiç kryeson me 489 pikë, e ndjekur nga Rast me 450 e Liensberger 384.

Renditja  

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50.33
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.61
3. Paula Moltzan (SHBA) +0.64
4. Katharina Liensberger (Austria) +0.76
5. Cornelia Ohlund (Suedia) +0.84
6. Emma Aicher (Gjermania) +1.10
7. Lena Dürr (Gjermania) +1.13
8. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.24
9. Wendy Holdener (Zvicra) +1.25
10. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.30

Të ngajshme

Përleshje fizike dhe tensione në futbollin kosovar, tifozët e Lirisë sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit

KushtrimGuraj

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Valjeta Turkaj

Ferizaj fiton ndaj Prishtinës, Dukagjini e Gjilani ndahen baraz

Valjeta Turkaj