Telenews

Mbyllet komuna paralele e Shtërpcës

Pas aksionit “Brezovica 3” është mbyllur komuna paralele e Shtërpcës.
Dy persona të dyshuar janë ndaluar në këtë aksion.
Më herët Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri të ditur se janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, njofton Klankosova.tv.
Persona e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit janë N.G,- doganier dhe S.I, – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.
Të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Të ngajshme

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazërinë mes shteteve tona

Valjeta Turkaj

Përparim Rama reagon, e mbron Abdixhikun: Udhëhoqi me dinjitet, model i lidershipit të përgjegjshëm

Erzana Fazliu

LDK pëson rënie, Rama s’i kursen lëvdatat për Abdixhikun

Valjeta Turkaj