Telenews

‘Trepça’ shkarkon një punëtor pas dyshimeve për shkaktimin e dëmit financiar mbi 27 mijë euro

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna një punëtor që dyshohet se i ka shkaktuar dëm financiar mbi 27 mijë euro.

Në njoftim thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse.

Andaj, Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.Sh.S.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1189954539800364&id=100063574870612&mibextid=wwXIfr&rdid=vzdcNWmVUiz0n0mc&share_url=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshare%2Fp%2F18zDKdwWg4%2F%3Fmibextid%3DwwXIfr#

 

Të ngajshme

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Wisnerit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

Donat Hashani

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Donat Hashani

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth kaq për qind

Donat Hashani