Telenews

Nga 1 marsi patentë-shoferi i Kosovës njihet edhe në Austri

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se, që nga 1 marsi 2025, patent-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patent-shoferët austriakë.

Në njoftim thuhet se, patent-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG).

“Bazuar në këtë, mbajtësit e patent-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patent-shoferin kosovar. Megjithatë, patent-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes”, thuhet në njoftim.

“Tani, me ndryshimin e rregullores përkatëse, që nga 1 marsi 2025, patent-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patent-shoferët austriakë. Kjo do të thotë se patent-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri”.

Me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patent-shofer kosovar, bëhet me dije nga ambasada. /telenews.al/

Të ngajshme

“Kam ndenja për të…”, a janë rikthyer Livia dhe Mevlani?

Erzana Fazliu

Termokos njofton se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje

Erzana Fazliu

Cilat janë sëmundjet që paralajmërojnë dhimbjet e shpinës?

Erzana Fazliu