Telenews

Dy persona arrestohen në parkingun e një pompe karburanti në Deçan, ku iu gjetën armë dhe fishekë në veturë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:40 njësiti patrullues ka vërejtur një veturë të parkuar në parkingun e një pompe të derivateve në Deçan.

Në momentin kur zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe personave që gjendeshin në të ka gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri.

  • njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,
  • njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,
  • njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
  • tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,
  • njё mjet i mprehtё (brisk).

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё. Telenews.al

Të ngajshme

Ushtari i FSK-së dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

Valjeta Turkaj

Humb jetën në vendin e punës një shqiptar në Greqi

Valjeta Turkaj