Telenews

Përfundon vlerësimi i pakove nga jashtë, KQZ refuzon 4,900 pako me fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar aktivitetet e parapara në Ligjin për zgjedhjet dhe se nga e shtuna në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka nisur skanimin e listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ka thënë se është e domosdoshme që ky proces të përfundojë para se të fillojë numërimi i votave me kusht.

“Të shtunën në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta … skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi që një person nuk ka votuar dy herë”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij procesi do të nisë numërimi i votave me kusht, votave të mërgatës dhe votave të personave me nevoja të veçanta

Elezi nuk ka dhënë një ditë specifike se kur do të nisë ky numërim, po ka thënë se kjo do të bëhet ditëve në vazhdim.

Ai ka njoftuar se të dielën ka përfunduar procesi i verifikimit të pakove të supozuara nga diaspora.

“Sipas të dhënave preliminare 69 mijë pako janë vlerësuar, 63 mijë janë aprovuar, ndërsa janë rëfuzuar 4 mijë e 900. Këto janë të dhëna vetëm preliminare dhe në procesin e numërimit do të kemi të dhëna të sakta”, ka deklaruar Elezi.

Të ngajshme

“Kam ndenja për të…”, a janë rikthyer Livia dhe Mevlani?

Erzana Fazliu

Termokos njofton se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje

Erzana Fazliu

Cilat janë sëmundjet që paralajmërojnë dhimbjet e shpinës?

Erzana Fazliu