Telenews

Shënimi i 8 Marsit, kjo komunë u blen grave sete kozmetike në vlerë gati 1 mijë euro

shenimi-i-8-marsit,-kjo-komune-u-blen-grave-sete-kozmetike-ne-vlere-gati-1-mije-euro

Komuna e Ranillugut ka vendosur ta shënojë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke u dhuruar stafit në këtë komune sete kozmetike.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, kjo komunë ka dhënë tashmë ka dhënë kontratën për blerjen e 50 seteve kozmetike. Këto sete duhet të përmbajnë së paku tri produkte, por që nuk specifikohet lloji i tyre. Në total blerja e tyre do të kushtojë 975 euro, apo 19 euro për pako, shkruan Reporteri.net.

Tek dosja theksohet se këto sete duhet të jenë të paketuara në një kuti ose qese.

Me kontratë është shpërblyer Igball Ajvazaj.

Nënshkrimi i kontratës figuron se është bërë dje./Reporteri.net

 

 

The post Shënimi i 8 Marsit, kjo komunë u blen grave sete kozmetike në vlerë gati 1 mijë euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën drejt BE-së

KushtrimGuraj

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe grabitjesh në 2025, rënie e ndjeshme e veprave penale

Rrezarta Ramaj