Telenews

Spekulimet mbi mavijosjen misterioze të dorës së Trumpit, shpjegohet nga Shtëpia e Bardhë

Dora e djathtë e presidentit amerikan, Donald Trumpit ishte e mavijosur kur ai u fotografua të hënën gjatë një takimi me homolgun francez, Emmanuel Macron. Lideri amerikan, i cili filloi mandatin e dytë muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ende nuk ka publikuar raportin e plotë mjekësor. Kjo ka shkaktuar spekulime në rrjetet sociale mbi shëndetin e tij.

Mavijosjet në dorën e djathtë të presidentit amerikan ishin vënë re edhe në muajin gusht dhe në nëntor të vitit të kaluar, njoftoi NBC.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pretendon se mavijosjet janë rezultat i shtrëngimit të duarve.

“Presidenti Trump është njeri i popullit dhe takon çdo ditë më shumë amerikanë dhe shtrëngon duar më shumë se çdo president tjetër në histori. Përkushtimi i tij është i palëkundur dhe këtë e dëshmon çdo ditë. Presidenti Trump ka mavijosje në dorë sepse punon vazhdimisht dhe shtrëngon duar me njerëzit gjatë gjithë ditës, çdo ditë”, tha Leavitt.

Një pjesë e njerëzve në rrjetet sociale spekulonin për mundësitë e shkaktimit të mavijosjeve.

Në platformën X, një person sugjeroi se 78-vjeçari mund të përdorë ilaçe për hollimin e gjakut, ndërsa një tjetër shkroi se “ndoshta, por njerëzit e moshuar lehtë marrin mavijosje krahasuar me të rinjtë. Trump ka 78 vjet”. Një përdorues nuk e besoi shpjegimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Pse të gënjehet në tërësi? Është e qartë që kjo është një mavijosje nga infuzioni ose marrja e gjakut. A është e habitshme për njerëzit që Trump është i moshuar dhe që ai shkon rregullisht për vizita mjekësore?”, shkroi ai.

Në një intervistë në dhjetor për NBC News “Meet the Press”, Trump tha se do të publikonte raportin e plotë mjekësor, por kjo ende nuk ka ndodhur./Telenews.al/

Të ngajshme

Dodik u dorëzua pas tre muajsh në arrati – hiqen urdhër-arresti dhe masa e paraburgimit ndaj tij

Donat Hashani

Gjermania në bisedime për të blerë “Patriot” për Ukrainën

Donat Hashani

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj