Telenews

AAK i vetmi grup parlamentar që kundërshton martesat mes gjinive të njëjta

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet, ku po debatohet rreth projektligjit për Kodin Civil.
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj është shprehur se vota e AAK-së për këtë projektligj do të jetë kundër.
“Ne, prej fillimit, jemi deklaruar që jemi kundër këtij projektligji dhe përfundimisht nuk do ta përkrahim”.
Deputetja e AAK-së theksoi se po vërehen kundërthënie mes kryeministrit Albin Kurti dhe grupit parlamentar të VV-së rreth këtij ligji.
“Ne po shohim kundërshtime nga grupi parlamentar i VV-së për këtë projektligj. Ju si kryeministër e keni shumicën, andaj ju takon juve ta merrni vendimin. Nuk e kuptoj pse tani, kur po debatohet për këtë ligj, ju shohim duke debatuar me deputetët e juaj. Është dashur që para kësaj seance t’i bëni të qarta qëndrimet”.
Deri më tani, në parim, mbështetje këtij ligji i kanë dhënë të gjitha grupet parlamentare, përveç AAK-së, ku shefi i grupit parlamentar të kësaj partie pati deklaruar edhe më herët që nuk do ta mbështesin ligjin në këtë formë.

Të ngajshme

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Yllka Gashi

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Yllka Gashi

Dyshimi për vrasjen Jetlira Foniqit, Osmani: Drejtësia duhet të flasë, përgjegjësia të jetë e plotë

Yllka Gashi