Telenews

Basketboll / Bashkimi e fiton derbin ndaj Pejës

Ndonëse e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, Peja nuk arriti në “Karagaçi” ta menaxhojë  lojën deri në fund.

Përkundër se çereku i parë i takoi vendasëve me rezultat 22-10, prizrenasit nisën të këndellën nga fraksioni i dytë, të cilin e fituan me rezultat 18-12, njofton Klankosova.tv.

Edhe në 10 minutëshin e tretë, “Arpagjikt” shkëlqyen, duke e mbyllur atë me 34:20.

Në fund, rezultati final i derbit të xhiros së 21-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, u regjistrua me shifrat 72-87.

Lojtari më i mirë te skuadra fituese ishte Mack Smith me 19 pikë, katër kërcime e dy asistime, derisa transferi i ri Dirk Williams ishte fantastik dhe vendimtar në rikthim ku për 18 minuta realioi 15 pikë, prej tyre 4 treshe.

Kurse tek pejanët, Markus Towns realizoi 24 pikë, dy kërcime e po aq asistime.

Të ngajshme

UEFA shqyrton hetim ndaj Infantinos për lidhjen e dyshuar dhe pagesën gjashtëshifrore –

KushtrimGuraj

Neymar drejt Inter Miamit në 2027? Mund të ribashkohet me Messin dhe Suarezin –

KushtrimGuraj

Asllani thyen heshtjen pas dështimit të transferimit te Leipzig: Ju s’mund të më ndalni –

KushtrimGuraj