Telenews

Me plagë në trup, gjendet e vdekur një shtetase e huaj brenda banesës në Tiranë

Një shtetase e huaj është gjetur e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira në Tiranë.

Policia e Shtetit njoftoi se shtetasja e huaj, rreth 30-vjeçe, është gjetur pa shenja jete dhe me plagë në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet mprehës.

“Rreth orës 12:55, në rrugën ‘Gjon Muzaka’, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore”, tha Policia.

Grupi hetimor u tha se po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi