Telenews

Nxënësit e Shkollave Maarif Kosova përfaqësuan me krenari Kosovën në Panairin e Shkencës në Gabon!

Nxënësit e Shkollave Maarif Kosova përfaqësuan me krenari Kosovën në Panairin e Shkencës në Gabon!
Nxënësit tanë morën pjesë në Panairin e 4-të të Shkencës Maarif, mbajtur më 22 shkurt në Librevil, Gabon, duke përfaqësuarInternational Maarif Schools of Kosova dhe vendin tonë me krenari! Shkolla jonë u përfaqësua nga znj. Flora Hajdarmataj dhe nxënësit e talentuar Abdurrahim Esmer dhe Salih Emin Tural, të cilët spikatën në kategorinë e Inteligjencës Artificiale me projektin  inovativ ORLIC.AI!
Pjesëmarrja në një pritje të organizuar nga Ministrja e Arsimit Kombëtar e Gabonit, Camélia Ntoutoume Leclercq, për të nderuar 105 nxënës dhe edukatorë nga 17 vende.
Nxënësit tanë morën pjesë në një punëtori mbi integrimin e gjuhëve kombëtare në sistemin arsimor, e organizuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Edukimit Qytetar e Gabonit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e nderuar me praninë e Dr. Mehmet Cangir (Anëtar i Bordit të Fondacionit Maarif), Ambasadorit të Turqisë në Librevil, Can İncesu, Ministres së Arsimit të Gabonit dhe Ministrit të Komunikimit, të cilët përgëzuan nxënësit për arritjet e tyre dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencë dhe arsim.
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Fondacionit Maarif dhe Shkolla turko-gaboneze Maarif.

Të ngajshme

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj