Telenews

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ky është është momenti kur ambasadorja ukrainase kapi kokën me duar gjatë një takimi të zjarrtë mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump.

Oksana Markarova, ambasadorja e vendit në Shtetet e Bashkuara u pa në gjendje të rënduar teksa dy presidentët patën një debat të ashpër në Zyrën Ovale.

Gjatë përplasjes, Trump akuzoi Zelenskyn se po luante me një Luftë të Tretë Botërore, shkruan Daily Mail.

Ai vazhdoi duke thënë: “Duhet të jeni mirënjohës. Populli juaj po vdes. Juve po ju mbarojnë ushtarët”.

“Ose do të bëni një marrëveshje, ose ne heqim dorë”, paralajmëroi Trump.

Pas takimit, presidenti i SHBA-së lëshoi ​​një deklaratë në rrjete sociale ku tha se Zelensky nuk ishte “i gatshëm për paqe nëse përfshihet Amerika”, pasi ai mendon se “përfshirja e Amerikës i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

Ai shtoi: “Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj