Telenews

Sveçla: Kuvendi i Lezhës dha mesazhin e fuqisë dhe bashkimit të shqiptarëve

svecla:-kuvendi-i-lezhes-dha-mesazhin-e-fuqise-dhe-bashkimit-te-shqiptareve

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka kujtuar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, ngjarjen e parë të shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve.

Sveçla ka shkruar se Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit që përbën fuqinë.

“Ky akt i përbashkimit në rezistencë, themeloi shembullin e qëndresës ndër breza, pavarësisht fuqisë kundërshtare. Vullneti për liri e pavarësi e tejkalon çdo rrethanë pasi lidhet direkt me ndjenjën e sovranitetit”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar në 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, nderojmë me krenari e përulemi përpara statujës së Kryezotit të Arbërisë, strategut ushtarak e diplomatik, të liderit politik Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Historia e tij na udhëzon në mendim e në veprim, çdo ditë dhe përgjithmonë. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”, ka shkruar Sveçla.

The post Sveçla: Kuvendi i Lezhës dha mesazhin e fuqisë dhe bashkimit të shqiptarëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Grafite kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në Mitrovicë të Veriut

Erzana Fazliu

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në Fushë Kosovë

Erzana Fazliu

Fushë-Kosovë: Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj një kosovareje

Valjeta Turkaj