Telenews

Udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 kutia cigare në Aeroportin e Prishtinës

Një udhëtare femër shtetase e Shqipërisë është ndaluar këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për tentativë kontrabande të cigareve.

Ajo po udhëtonte për në Londër, dhe gjatë kontrollit të rregullt të sigurisë, autoritetet zbuluan një sasi të konsiderueshme cigare në çantën e saj të krahut dhe valixhen që kishte dorëzuar në check-in.

“Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare”, thuhet në njoftim.

Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare.

Gjatë hetimeve të mëtejshme, duke përfshirë edhe kontrollin e valixhes, rezultoi se ajo posedonte gjithsej 104 bokse cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 bokse “Karelia Slims,” të gjitha me banderola të shtetit të Shqipërisë dhe të padeklaruara në Doganën e Kosovës.

Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore.

“Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Sorensen takohet me Marta Kos, flasin për dialogun e situatën në Ballkanin Perëndimor

KushtrimGuraj

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

KushtrimGuraj

SHBA po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë

KushtrimGuraj