Telenews

Vetura hyn në shesh dhe godet qytetarët në Gjermani

Në Mannheim të Gjermanisë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit për shkak të një operacioni të madh policor.

Policia përmes platformës X tha se zona duhet të shmanget “në një shkallë të gjerë”, sipas ZDF, përcjell Insajderi.

Sipas raportimeve të mediave, një veturë ka përplasur turmën me njerëz.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Mannheimit.

Mannheim ndodhet në veri të Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Me rreth 320,000 banorë, qyteti është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg./Telenews.al/

 

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj