Telenews

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Halid Jonuzi.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluarpër vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023.

Të ngajshme

Sorensen takohet me Marta Kos, flasin për dialogun e situatën në Ballkanin Perëndimor

KushtrimGuraj

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

KushtrimGuraj

SHBA po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë

KushtrimGuraj