Telenews

VOLODYMYR ZELENSKY SOT FLET PARA PARLAMENTIT GJERMAN

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet sot ligjvënësve gjermanë në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar politikëbërësit në demokracitë perëndimore mbi luftën në Ukrainë.
Zelensky do t’i drejtohet dhomës së ulët të parlamentit gjerman në orën 8:00.
Pushtimi rus nxiti me shpejtësi kancelarin gjerman Olaf Scholz të shpallte mbështetjen për Ukrainën. Ai gjithashtu rriti shpenzimet gjermane të mbrojtjes dhe dërgoi armë në Ukrainë.
Sondazhet sugjerojnë se shumë gjermanë mbështesin thirrjen e Zelenskyt për ndalimin e energjisë ruse, por ministrat e naftës kanë thënë se heqja graduale e përdorimit të gazit rus nuk do të jetë e menjëhershme. Megjithatë, tashmë ekziston një plan për të ndaluar importin e qymyrit rus, transmeton Klankosova.tv.

 

Të ngajshme

Ndërpritet furnizimi me ujë edhe në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit

Rrezarta Ramaj

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj