Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët gjermanë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Exchange 2”. Ky operacion ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, njëri prej të cilëve akuzohet për shitje të kokainës në Pogradec dhe tjetri për vjedhje në Paskuqan.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit përmes Interpol Tiranë dhe Interpol Wiesbaden, autoritetet gjermane kanë arrestuar Brian Syzo 44 vjeç dhe Klevis Gjonkolaj 20 vjeç. Dy të arrestuarit pritet të ekstradohen në Shqipëri.
Brian Syzo është dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Korçës me masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ku dyshohet se ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij në Pogradec.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri. /Telenews.al/