Telenews

Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

“Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Poashtu iu është bërë thirrje qytetarëve që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative./Telenews/

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj